Këngëtarja u frymëzua nga dashuria/ Dolly Parton do nxjerrë albumin e saj të parë rock, frymëzuar nga bashkëshorti

Dashuria të shtyn të bësh cmendurira thonë poetët, por mesa duket të frymëzon edhe për albume…

Ikona e muzikës, Dolly Parton ka deklaruar se bashkëshorti i saj, Carl Dean , ka qenë frymëzimi për albumin e saj të ardhshëm rock, "Rockstar".

Këngëtarja pranoi gjatë një interviste se dashuria e përjetshme e Dean për muzikën rock luajti një rol në vendimin e saj për të kërcyer zhanret.

“Që nga koha kur e takova në vitin 1964, ai ishte I përfshirë në rock and roll. Kjo është muzika e tij,” tha Parton, duke shtuar më vonë se marrëdhënia funksionon të kesh shije të ndryshme sepse jep mundësi për diskutime.

Katalizatori për depërtimin e 77 vjecares amerikane në muzikën rock erdhi në vitin 2022, kur ajo u fut në Sallën e Famës së Rock and Roll-it.

Fillimisht ajo e kishte refuzuar ftesën, duke thënë se në atë kohë nuk e ndjente që e kishte fituar atë të drejtë.

Pak kohë pas kësaj, artistja filloi të punonte për ‘rockstar’ që përfshin gjithsej 30 këngë, 9 prej tyre origjinale dhe 21 covera këngësh rock.

Albumi promovon një version të "Let It Be", me Paul McCartney dhe Ringo Starr, plus bashkëpunime me artistë si Elton John, Stevie Nicks dhe Peter Frampton.

Kantautorja amerikane mbulon klasikun e Led Zeppelin "Stairëay to Heaven", në bashkëpunim me Lizzo, dhe ajo u shpreh se bashkëshorti 57 vjecar ishte i impresionuar.

‘përzgjedhja e këngëve u bë sipas atyre që Dean pëlqente. Mendimi i tij kishte peshë të veçantë sepse ai e njeh muzikën e mirë" shtoi ajo. Albumi "Rockstar" i Dolly Parton pritet publikohet më 17 nëntor.