Moderatorja i del në mbrojtje Deas: Dobësohen apo sëmuren kur i përmendim...

Rrjedhës së komenteve dhe ndjekësve të çiftit Luiz-Kiara, duke se nuk i ka shpëtuar as moderatorja e njohur, Erjona Rusi.

Së fundmi, ajo ka folur për rastet e përdhunimeve gjithnjë e në rritje në vend, dhe edukimin e djemve.

Mirëpo duket se një ndjekës e shqetësonte në video fakti që Erjona ka përmendur disa herë Luizin dhe Kiarën në emisionin e saj, edhe kur ka pasur të ftuar Dea Mishel, një javë më parë.

"Më fal kam një pyetje për ty si gazetare se po e shoh çdo emision apo çdo puntatë që e bën nuk e lë pa përmend Luizin dhe Kiarën. A nuk je e zonja ta bësh një emision pa i përmendur këta të dy dhe të lutem kur të ftosh mysafirë në emision, fto njerëz që kanë bërë diçka në jetën e tyre si psh, sot barbi horror që ke ftuar… ka faj Luizi e Kiara që lejojnë të përmendet emri çdo emision. Keni fituar nga këta dy por uroj që ajo kontratë të përfundojë sa më shpejt”, ka shkruar ndjekësi, referuar emisionit "S’e luan Topi".

Këtij komenti, moderatorja Erjona Rusi i është përgjigjur duke thënë:

"Më fal po kam dhe unë një pyetje? Çfarë problemi ka që përmendet Kiara dhe Luizi? A mos dobësohen apo sëmuren kur i përmendim ne? Po Luizi ishte fenomeni i këtij BBV-je more, normale që do përmendet se njerëzit e duan dhe duan të dinë se çfarë ndodh me të, ashtu si me figura të tjera të shoëbizit. Dhe mos gënje se nuk është në çdo emision, por tek ato personazhe që kanë ndarë aventurën e Big-ut me të . Dhe s’ke pse e ofendon Dean nëse s'të pëlqen, gjithsekush ka meritat e veta, përndryshe nuk do ishin në BIG. Dhe në fund, po ti pse mërzitesh kaq shumë kur ne përmendim Luizin apo Kiarën pash Zotin?"