Pasi la muzikën, Fero nis projektin e ri në fushën e gatimit

Ish-reperi nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur si "Fero Fera", kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet për ish-romancën e tij me modelen Arbenita Ismajli, pasi i kërkoi një rikthim por ju refuzua.

Megjithatë ai duket se tashmë ka lënë pas gjithë përpjekjet për t'u bashkuar me nënën e vajzës së tij, Nina, duke u fokusuar në biznesin që ai do të hapë.

Pas largimit nga muzika dhe përkushtimit në fenë Islame, Fero ka njoftuar sot se do të hapë një biznes të ri, një "fast food" në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.

Kujtojmë se Fero është aktualisht në procedura divorci me modelen Arbenita Ismajli me të cilën ka një vajzë.  

Pasi la muzikën, Fero nis projektin e ri në fushën e gatimit