Pasi ofendoi Ganiun, Anita s'e tërheq deklaratën: Pishman s'jam bërë, madje...
Opinionistja e spektaklit televiziv "BBVK2", Anita Haradinaj ka habitur jo pak ndjekësit me deklaratën e saj, pak ditë pas ofendimit që i bëri Ganiut, banorit të programit.
Ajo jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që "bëri punën" e saj dhe "BBVK" u përfol gjithandej.
"Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, "Big Brother Kosova 2" është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë "Big Brother-in".
Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari", përfundon opinionistja.
Kujtojmë se deklaratës së Anitës për Ganiun, reagoi edhe Zhaklina Lekatari, opinionistja e sezonit të fundit të "BBVA".
