Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, ka të plagosur

Dy persona janë lënduar në një pikë karburanti në kryeytet.  Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në rrugën Bardhyl në kryeqytet e si pasojë janë lënduar dy persona.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti. Ndërsa ne vendngjarje ndodhet policia dhe forca zjarrfikese.

Policia e Tiranës njofton se:

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.