Vula e PD-së, Sefa: Gjykata i dha kohë palës tjetër që të vërtetojë ligjshmërinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Sekretari i çështjeve ligjore i Partisë Demokratike, Indrit Sefa në një intervistë në Ora News foli për gjyqin e djeshëm për vulën e PD-së. Sefa u shpreh se seanca u shty për shkak se gjykata i dha kohë palës tjetër që të paraqesë dokumentacionin për të vërtetuar ligjshmërinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

"Procedura vazhon. Janë disa palë që kanë bërë kërkesë të jenë pjesë në proces. Nga ana jonë është kërkuar informacion dhe dokumentacion  i cili të vërtetojë që kjo mbledhje virtuale e Këshillit Kombëtar është realizuar dhe mbi c'bazën e cfarë akteve është realizuar. Gjykata i ka lënë kohë palës.

Pala ka deklaruar në seancë që nuk ka akte të tjera sepse i ka depozituar në një kërkesë tjetër. Rezulton se edhe nga aket që janë aty nuk ka kopje të dokumentacionit për mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Gjykata i dha kohë palës Këshillit Kombëtar që ta paraqesë dokumentacionin  për të vërtetuar ligjshmërinë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar",  tha ndër të tjera Sefa.