“A ka mundësi të flas, kallëzim i Ballës” Këlliçi përplaset me Bregun: Pse kush je ti që je mbi SPAK-un?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 21:59
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Sokol Bregu po sillte detaje nga dosja për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Ndërkohë ai u kundërshtua nga ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili tha se nuk ka ardhur që të dëgjojë kallëzimet e Taulant Ballës.
Këlliçi: Nuk është kështu, nuk merrem unë çfarë thotë Taulant Balla, është qesharake.
Bregu: Është kallëzim.
Këlliçi: Lëre mo kallëzimin në SPAK. Nuk merrem fare.
Bregu: Pse kush je ti mbi SPAK-un?
Këlliçi: Pse 5% është i SPAK-ut, apo i Taulant Ballës?
Bregu: Pse Taulant ma dërgoi këtë mua, ma ka dërguar SPAK-u?
Këlliçi: Po ti s’po më le të flas mua.
Bregu: Ahuu!
Këlliçi: A ka mundësi të flas se nuk e ndërpreva asnjë sekondë.
