"McGonigal"? Dorian Duçka del pas afro 4 orësh nga SPAK-u: Pyesni në Amerikë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 19:22
“Mund të pyesni Departamentin e Drejtësisë në Amerikë”, kështu ka deklaruar Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.
Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.
Kujtojmë se ish-zëvendës ministri i Energjetikës, u mor në pyetje për rreth 4 orë.
Rasti i fundit ku emri i tij ka dalë në skenë, ka qenë në dosjen e ish- zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

