Bregu: Edhe po të kalonte në Kuvend, Berishën nuk e shoqërojnë dot, kanë frikë, ka shumë mbështetës

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Sokol Bregu u shpreh se Në një reformë të tillë, duhej marrë një masë dhe u nxor Berisha, për të cilin shtoi se kanë frikë ta shoqërojnë.

Bregu: Në një reformë të tillë, duhej marrë një masë dhe u nxor Berisha. Edhe po të kalohej në Parlament nuk mund ta shoqërohej dot, sepse ata kanë frikë. SPAK e akuzon prej ditësh dhe nuk i afrohet kush. Bëhet një gjyq në GJKKO dhe bëhet me avokatë që nuk i njeh kush.

Berisha thotë se është bërë gati për një protestë, ku thotë se mosbindja civile nuk është në duart e tij. Në të njëjtën ditë SPAK nxjerr edhe historinë e bashkëshortit të Olta Xhaçkas. Nëse Berisha nuk vazhdon që të jetë në proces, atëherë as socialistët nuk shkojnë. Berisha ka një histori të gjatë me drejtësinë, edhe pse nuk e ka njohur ndonjëherë procesin gjyqësor.