Përdhunimi në Vlorë, Koplikaj: Balla bëri gafë, për pak nxori emrin e viktimës, fatmirësisht e ngatërroi me gazetaren
Në një intervistë për Ora News, gazetari Taulant Koplikaj u shpreh se Ministri i Brendshëm Balla fat i madh që ngatërroi emrin, nuk tha emrin e vajzës së përdhunuar në Vlorë.
Ai tha se Ministri i brendshëm me 5 batuta dha një emër dhe fatmirësisht tha emrin e gazetares, duke shtuar se nuk shihet serioziteti me deklarata para spitalit, por me veprime të tjera.
Koplikaj: Ministri i Brendshëm fat i madh që ngatërroi emrin, nuk tha emrin e vajzës. Ai bëri një gafë të madhe se tentoi të përmendte një emër të një viktime të dhunës që po e ruajmë të gjithë. Ministri i brendshëm me 5 batuta dha një emër dhe fatmirësisht tha emrin e gazetares. Nuk shihet serioziteti me deklarata para spitalit, por me veprime të tjera.
Vajza është nën kujdesin e të afërmeve në Tiranë dhe ndodhet e mbrojtur nga ata. Nënë e djalit kishte merakun se mos prishët familja ne djalit. Kjo vajzë është bija dhe motra e dikujt dhe është përdhunuar në mënyrë shtazarake. Kurajoja e vajzës është për të duartrokitur sepse i ka denoncuar dhe demaskuar me emra ata. Ajo ka shkruar edhe një letër që falenderon gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë.
