Dha lajmin e pë*dhunimit të 26-vjeçares, Afrovita Hysa: Jo vetëm unë, por shumë gazetarë të tjerë janë kërcënuar

Në një intervistë për Ora News, gazetarja Afrovita Hysa u shpreh se jo vetëm asaj, por edhe gazetarëve të tjerë i kanë ardhur kërcënime për përdhunimin e Vlorës.

Hysa: Ngjarja ka marrë më shumë përmasa të mëdha. Sa i takon kërcënimeve , ato nuk kanë ardhur vetëm kundrejt meje, por edhe ndaj gazetarët e tjera që kanë marrë telefonata kërcënuese që të mos merren me këtë çështje dhe me emrin në fjalë.

Unë falenderoj të gjithë kolegët që u solidarizuan me rastin tim. Sa i takon mesazheve, janë të zakonshme si praktikë pune, kur preken interesa. Këtu diskutojmë edhe kush mbrohet.