EMRI/ U pezullua nga puna prej AMP-së, rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 19:43
Rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ditë më parë Agjencia për Mbikqyrjen Policore pati pezulluar nga detyra e koordinatorit të FRONTEX në Pikën Kufitare të Kakavijës, Behar Tafa me urdhër të Prokurorit të Gjirokastrës.
Sot mësohet se Gjykata e Faktit në Gjirokastër, hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.
