Pë*dhunimi i 26-vjeçares, Haxhiu: Në shumë raste justifikojmë dhunuesit dhe fajësojmë viktimën

Në një intervistë për Ora News, pedagogia e psikologjisë Jonida Haxhiu u shpreh se ngjarja e Vlorës është shumë e rëndë.

Ajo tha se në shumë momente justifikohet dhunuesi, duke ia hedhur fajin vajzës pse ka shkuar në një vend dhe orë të caktuar.

Haxhiu: Është një ngjarje e rëndë dhe që në një farë mënyre na ka bërë të mendojmë se çfarë ndodh me të rinjtë dhe me shoqërinë tonë, apo se si trajtohet një viktimë që përballet me një situatë të tillë kaq të shëmtuar.

Është shumë e rëndësishme që të shihet mënyra se si e shohim dhunën dhe reagimin ndaj saj. Në shumë momente justifikohet dhunuesi, duke ia hedhur fajin vajzës pse ka shkuar në një vend dhe orë të caktuar.