Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përmbyset në mes të rrugës makina

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Një makinë është përmbysur, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo për të lënduar.

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.