Jep dorëheqjen Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda
Ka dhënë dorëheqjen nga posti këtë të enjte, drejtoresha e Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda.
Ndërkohë, paraprakisht raportohet se edhe Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej dy vitesh për shkak të auditimeve dhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pritet që në orët në vazhdim dorëheqje e Dedës të njoftohet dhe zyrtarisht.
Arsyet zyrtare ende nuk janë bërë të qarta, megjithëse në vijim po pritet një deklaratë nga ana e saj apo e përfaqësuesve.
Deda u emërua në detyrë dy vite më parë, pasi zëvendësoi Bledar Skënderin, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Krijimi i këtij institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri është i domosdoshëm për të përmbushur kërkesat ligjore, ekonomike dhe sociale që rrjedhin përkatësisht nga zbatimi i MSA-së duke plotësuar edhe hallkën administrative të nevojshme që mundëson zbatimin e tij.
Në aspektin social, krijimi i AKU-së, i jep të drejtën e qytetarëve shqiptare të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.


