KAS vendos gjobë ndaj kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot tre kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative.
KAS vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së KSHZ duke vendosur sanksionin, gjobë në vlerën 100 mijë lekë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Malësi të Madhe dhe rrëzimin e kërkesës për vendosje sanksioni për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Fran Murrizi”, Pjetërshan, Malësi e Madhe.
Në këtë seancë u shqyrtua edhe kërkesa për vendosje sanksioni administrativ gjobë në masën 3000 lekë ndaj kryetarit të bashkisë Maliq.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Komisionerit për vendosje sanksioni administrativ.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi po ashtu rrëzimin e kërkesës së Komisionerit për vendosje sanksioni administrativ gjobë në masën 3 mijë lekë ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Kamëz.
