Berisha nuk paraqitet në GJKKO, mban konferencë në seli: Edi Rama i ka hapur luftë opozitës
Në një kohë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e pret ta marrë sot në pyetje ish-kryeministrin lidhur me procedurat e ndjekura nga ai dhe qeveria që ai drejtonte në kohën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani" në Tiranë, Sali Berisha ka vendosur të mos paraqitet por të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.
Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht. Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to.”, theksoi Berisha.
Lajmi në përditësim...

