Spiropali: Vullnet për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., zhvilloi një takim me Julie M. Stufft, zëvendësndihmëssekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore.

Spiropali u shpreh se, vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe.

“Ne kemi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA, një proces jo i lehtë por i shumëpritur nga qytetarët tanë”, theksoi më tej Spiropali, në një postim në rrjetet sociale.