Myzyraj: OPGJ-të i shkuan në shtëpi Berishës, nuk u hapi derën, sipas informacioneve ishte brenda

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se oficerët kanë ardhur tek apartamenti i Berishës, por nuk ia kanë dorëzuar letrën e thirrjes në gjyq, pasi nuk u ka hapur derën.

Myzyraj: Oficerët kanë ardhur tek apartamenti i Berishës, por nuk u hap dera. Nuk ka pasur përpjekje të tjera në shtëpinë e Berishës. Nuk e di nëse është e ligjshme nëse i lihet poshtë derës letra, sepse e di që ka qenë në shtëpi Berisha. Berisha ka hyrë nga dera dytësore.

Nga informacioneve që unë kam në këtë interval se Berisha ka qenë në apartamentin e tij, dhe për një arsye ose tjetër nuk e hapi derën për OPGJ-të.