Xhaferri: Malltezi u arrestua në aeroport për spektakël, Berishës po i mohohet e drejta kushtetuese

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Besart Xhaferri kreu i FRPD-së u shpreh se Malltezi mund të arrestohej edhe në shtëpi, jo për spektakël publik.

Xhaferri: Janë të drejtat e një qyteti që për 3 vite nuk është thirrur dhe nuk i është dorëzuar dosja, por arrestohet në një vend publik si aeroporti kur ishte duke pritur të shoqen.

Mund ta arrestoni kur të donin, edhe në shtëpi dhe në zyrë. Këtë t’ia lëmë teatrit. Sigurisht që i janë shkelur të drejtat kushtetuese edhe një deputeti të Shqipërisë.