Bumçi: Për Berishën po shkelet kushtetuta, duan të frikësojnë opozitën, s’ka më siguri ligjore

I ftuar në Ora News, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se në rastin e Berishës është duke u shkelur kushtetuta për masën e tij të sigurisë.

Ai tha se Kushtetuta e vendit otnë e thotë qartë se nuk mund të kufizohet asnjë liri e një deputeti pa marrë lejen e kuvendit.

Bumçi: Berisha do ta mbajë qëndrimin e tij vetë. Kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës e kryer me bindje nga ministri i brendshëm dhe kreu i qeverisë, për të goditur opozitën dhe për të frikësuar qytetarët. Kur nuk kemi më ligj dhe kushtetutë, nuk ka më garanci për asgjë, dhe ata përhapin frikë dhe thonë se mund të bëjnë çdo gjë.

Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të kufizohet asnjë liri e një deputeti pa marrë lejen e kuvendit. Policie vjen në mesnatë në PD për të komunikuar një vendim, kur duhet të kishin shkuar në kuvend. Berisha është dakord që të lërë imunitetin, por jo në shkelje të kushtetutës.