Meminaj: Me Berishën po tregohen më të butë sesa me qytetarët, mund ta marrin edhe me forcë

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, avokati Bledar Meminaj u shpreh se drejtësia është duke vepruar shumë e butë me Berishën, ndryshe me çdo qytetar tjetër në vend.

Meminaj: Berisha është njoftuar nga prokuroria dhe ai ka refuzuar njoftimi ne OPGJ-së. Po rezervohen shumë për të trajtuar Berishën se çdo qytetar tjetër të vendin tonë. Po tolerohet shumë Berisha, sepse çdo qytetar tjetër nuk do të kishte bërë gjysmë fjale për vendimin.

Berisha duke qenë lider, po rezervohen për të mos pasur probleme. Sigurisht që çdo shkelje është në favor të të pandehurit dhe përdoren në gjykatë. Është dhënë edhe masë në mungesë dhe nuk e kanë refuzuar OPGJ-në. Mund të arrijnë që ta marrin edhe me forcë.