Karabina: Basha i hapur me drejtësinë, kur ajo vepron, politika duhet të heshtë, mbështesim SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 19:28
Në një intervistë me zëdhënësen e PD-së në Ora News, Mirela Karabina u shpreh se PD tashmë mbështet drejtësinë, ndërsa politika duhet të heshtë.
Karabina: Basha ka qenë i hapur në raport me drejtësinë. Ne jemi përballë një strukture si SPAK për të cilin kanë pritur shqiptarët që të veprojë drejtësia, prandaj PD dhe Basha kanë deklaruar veprimet e SPAK-ut. Mbështesim pa asnjë rezervë strukturën anti-korrupsion në këtë rast.
Duhet të krijohet një kulturë e re që kur drejtësia vepron, politika duhet të heshtë. Prandaj ne duhet të presim vendimin e drejtësisë. Për aq kohë sa proceset janë duke u gjykuar, ne presim se çfarë vendimet do të marrë drejtësia.
