GJKKO thërret nesër në orën 14:00 Berishën për ta marrë në pyetje për dosjen “Partizani”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 17:29
GJKKO thërret Sali Berishën për të marrë në pyetje nesër në Orën ora 14:00 për dosjen Partizani.
“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne datën 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancën gjyqësore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.” – thuhet në njoftim.
Nga ana e tij, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se i gjithë ky proces është një sulm politik ndaj tij, dhe se nuk i njeh këto vendime pasi nuk ka pasur miratim nga Kuvendi.
