VIDEO/ Aksident në Lushnjë, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2023, 15:35
Një aksident ka ndodhur në Savër të Lushnjës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burime për Ora News bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona dhe janë dërguar menjëherë në spital. Deri tani nuk ka asnjë informacion rreth gjendjes së tyre. Priten informacione të mëtejshme.
