Renato, i verbri me botën plot dëshira, 11-vjeçari apelon: Edhe pse nuk shohim ne nuk dorëzohemi

Një 11-vjeçar i verbër tregon se edhe pse ai nuk është në gjendje të shikojë ai nuk dorëzohet kurrë. Besimi në vetvete është motivimi i tij dhe kuroja për të gjithë këtë kategori.

Ky është Renato 11 vjeç...

Ai lindi i verbër por në zemrën e tij, ai mban një botë të pasur plot ëndrra dhe dëshira.

Edhe pse jeta e tij është më e vështirë në krahasim me fëmijët e tjerë, ky 11-vjeçar nuk dorëzohet asnjëherë.

Besimi ne vetvete duket se është motiv edhe për fëmijët e tjerë që nuk shohin.

Thotë se ëndërron t’i bjerë pianos në të ardhmen por ende nuk e ka vendosur përfundimisht se çfarë do të behet kur të rritet.

Sot është një zë i fuqishëm për të drejtat e fëmijëve të verbër, Ky 11 vjeçar ka një apel për të gjithë.

Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, simbol i njerëzve të verbër, instituti i nxënësve qe nuk shikojnë marshuan në sheshin Nënë Tereza.