Parcelë me drogë në arën me misër “djeg” policët” pezullohen tetë efektivë në Vlorë

Zbulimi i një parcele me hashash brenda një fushe me misër në Vlorë, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, duke marrë masa administrative për pezullimin e disa punonjësve nga ushtrimi i detyrës.

Gazetari i Ora News Elton Qyno, raporton se ditën e sotme me firmën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë, janë pezulluar disa Specialistë Policorë të Zonës, ku është gjetur parcela me drogë.

Njëkohësisht pezullimin nga detyra i është bërë disa shefave të krimeve të komisariatit të Vlorës.

Rasti i zbulimit të drogës në Vlorë, solli rastin e parë në këtë sezon të kultivimit të hashashit në këtë qark.

Pritet që tashmë situate ndaj 8 punonjësve të ndiqet nga Drejtoria e Disiplinës në Policinë e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.