Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjedh 3 anëtarë të KLP-së
Moisi Duda ka fituar garën përballë Afërdita Ndoi për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorisë së Apelit.
Dy kandidatët e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe Vatë Staka nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përkatësisht me 103 vota, ndërsa i dyti 98 vota.
Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve u mblodh sot për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mandati u ka përfunduar prokurorëve Bujar Sheshit nga Apeli si dhe Esmeralda Keshit dhe Eloida Goxhit nga gjykatat e shkallëve të para.
234 prokurorë morën pjesë në votim nga 243 prokurorë që janë në total në sistem. Për kandidatin e parë 122 votuan për prokurorin Moisi Duda, 106 për Afërdita Ndoin dhe 6 vota rezultuan të pavlefshme.
Kandidatët në garë ishin: Edina Kurti, prokuroria Durrës; Edlira Bako, prokuroria Elbasan Elsa Miha, prokuroria Tiranë ; Olger Minaj prokuroria Korçë; Vatë Staka, prokuroria Shkodër.
