Lejuan kanabisin, pezullohen policët, Gjykata vendos për 5 efektivë në Shkodër, 8 të tjerë në Vlorë hetohen

Agjencia e mbikëqyrjes policore dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë rastin e 5 punonjësve të policisë së Shkodrës të cilët nuk ka referuar një episode të kultivimit të kanabis sativës në zonën e Pukës. Për këtë me vendim gjykatë ata janë pezulluar nga detyra duke iu ngarkuar veprën e shpërdorimit të detyrës

5 punonjës policie të drejtorisë vendore Shkodër janë pezulluar nga detyra për mos veprime në lidhje me kultivimin e kanabis sativës.

Komisari Edmond Pepkolaj, aktualisht shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në Shkodër; Inspektorët Alfred Ndoj, Petrit Florini  Zamir Mehaj dhe Fatmir Alia janë efektivët e pezullur nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Togat e zeza caktuan për ta “Pezullimin e ushtrimit të një detyre”, nën akuzën e  “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”

Burimet bëjnë me dije se edhe në drejtorinë e policisë në Vlorë ka pasur 8 punonjës të cilët janë pezulluar nga detyra.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri Balla ku shprehet se vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit.

Më tej ai shton se forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.