"Të shqetësuar për kërcënimet" kryeprokurori Çela: Po shfaqen mentalitete të vjetra, duhet përgjegjësi

Prokurori i përgjithshëm ka ngritur shqetësimin në shfaqjen e mentaliteteve të vjetra në drejtësinë e re. duke kërkuar vendimmarrje të mbështetur në ligj ai apeloi për zbatimin e ligjit dhe koordinim.

Në mbledhjen e asamblesë së prokurorëve ku u zgjodhën tre anëtarë të rinj të KLP, kreu i akuzës Olsian Çela, ka kërkuar më shumë koordinim.

Ai theksoi se pavarësia e çdo përfaqësuesi të akuzës duhet të shoqërohet me përgjegjësi.

“Ndërkohë që ndërtojmë institucione të reja, mentaliteti të së shkuarës vazhdojnë që të shfaqen. Duhet të ndërtojmë institucione të besueshme dhe me standarde, jo për interesa personale.”

Shqetësim ai shprehu edhe për kërcënimin e dy prokuroreve nga grupi i Laert Haxhiut.

“Këto ditë çdokush ka ndjekur me shqetësim njoftimet për rrezikimin e dy kolegeve tona për shkak të detyrës. Këto fakte janë të rëndë dhe duhen ndëshkuar, por edhe duhet të na bëjmë më solidarë më njëri-tjetrin.”

Vetë kreu i KLP-së Alfred Balla theksoi pastrimin e drejtësisë nga vetting.

“Nga KPK-ja janë trajtuar në total 282 subjekte, janë ende në proces 54 prokurorë dhe janë konfirmuar 123 prokurorë, ndërsa janë shkaktuar 128 dhe 24 kanë dhënë dorëheqjen.”

Në fjalën e tij Balla theksoi se KLP nisi punën në një situatë të vështirë ku u arrit zgjedhja e prokurorëve të SPAK, që pritet të ketë 20 anëtarë, ngritja e BKH por edhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK.