U përplas te diga e Liqenit Artificial me 180 km/h, Emiljano Nina "kyç" gojën në polici, mbi të rëndojnë 8 akuza
Policia e Tiranës ka arrestuar Emiljano Ninës i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi sipas verifikimeve ka rezultuar si ishte në drejtimin e makinës BMW ku u aksidentua tek diga e liqenit artificial. Në policia ai nuk ka dhënë detaje për ngjarjen e ndërsa në gjykatë Nina do të paraqitet me 7 akuza penale. Aksidentit mbi digën e liqenit artificial, arrestohet shoferi. Në polici kyç gojën, 7 akuza për Emiliano Ninën.
Ky që shikoni në këtë foto është 28 vjecari Emiljano Nina, i njohur edhe si kushëriri i shumë të kërkuarit Ervis Martinaj.
Ai u arrestua nga efektivët e komisariatit nr. 4 këtë të enjte në Tiranë pasi rezultontë i shpallur në kërkim për aksidentin e ndodhur në digën e liqenit artificial në muajin gusht të këtij viti.
Përveç akuzave nga shkaktimi i aksidentit, ai ishte në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 8 muaj në mungesë.
Para hetuesve mësohet si ai nuk ka dhënë deklarime për sa i përket ngjarjes së ndodhur në digën e liqenit artificial.
Sipas policisë Emiljano Nina, rreth orës 05:00 të datës 22.08.2023, duke drejtuar automjetin me targë AB343SD, të markës BMË, në pronësi të shtetasit Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke dëmtuar pasagjerin Jurgen Allushi dhe veten e tij.
Ndërkohë që kishte dëmtuar trotuarin e rrugës dhe pemët te Liqeni Artificial.
Sipas hetuesve personat që e shoqëroni Ninën prej orës 05:00 deri rreth orës 14:30 të datës 22.08.2023, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke bërë deklarime të pa vërteta.

