VIDEO/ Me plis në kokë drejt dhomave të zhveshjes, kuqezinjtë të lumtur në tunel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 23:17
Shqipëria mundi 3-0 Çekinë në “Air Albania”, duke u afruar edhe më shumë me objektivin Euro 2024. Një gol i Asanit dhe dopieta e Seferit vendosën takimin, ndërsa rivalët tanë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.
Pas ndeshjes, lojtarët kuqezi i janë drejtuar dhomave të zhveshjes. Siç shihet, disa prej futbollistëve të Sylvinhos mbajnë plis në kokë. Fantastike apo jo?
