‘Dardanët’ dominojnë takimin, Rashica shënon dhe i jep avantazhin Kosovës

Në minutën e 26’ një asist perfekt nga Florent Muslija kapet bukur nga “ylli” i “dardanëve”, Milot Rashica, i cili me një goditje potente tund rrjetën e vendasve, duke filluar festën e skuadrës së tij. Rezultati shkon në 0 me 1.

Kosova luan për fitoren e parë në grup kundër Andorrës në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Edhe pse duket e pamundur, është matematika ajo që i mban në lojë “Dardanët” për të shpresuat në një kualifikim të mundshëm.