Shpërthen festa shqiptare, Pirro Çako “i zhgënjyer”: Për mua fituam 4 me 0, s’e di si e pa arbitri që e anulloi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 23:07
Shqipëria ka shënuar dhe golin e tretë. Sërish autor i golit është Taulant Seferi, i cili shtyu topin në rrjetë pas një asisti të Dakut.
Çekët në fund u dorëzuan dhe kuqezinjtë kanë hipotekuar 3 pikët dhe vendin e parë.
Kantautori Pirro Çako u shpreh disi i zhgënjyer nga rezultati.
“Për mua ndeshja u nda 4 me zero, pasi nuk e di ku e pa që goli i Mujës nuk ishte i rregullt ai arbitri”, u shpreh Pirro Çako, ndërsa premtoi një këngë për këtë ekip. "Keta meritojnë një himn se na kanë kënaqur".

