Ndryshime në policinë e Shkodrës, ikën Ervin Hodo, ja kush e zëvendëson

Ndryshime në policinë e Shkodrës.

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për Ora News se largohet nga drejtimi i Policisë së Shkodres, Ervin Hodo.

Postin e tij do ta marrë Edmond Sula. Sakaq, ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi.

Hodaj do të emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, post që e mbante Edmond Sulaj.