SPAK nis hetimet për abuzimin me fondet e IPARD nga Ministria e Bujqësisë

Në Prokurorinë e Posaçme ka nisur një hëtim për sa i përket dyshimeve me abuzimin e fondeve të IPARD nga Ministria Bujqësisë. Sipas burimeve zyrtare hetimi në fjalë është ende në verifikim paraprak.

Dy muaj më parë ishte komisioni europian që ndërprehu fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.

Kjo ndërprerje erdhi pasi në Bruksel kishte nisur një hetim për sa i përket akuzave për korrupsion me këto financime.

Pas këtij lajmi nga ana e ministrisë së dhe Zhvillimit Rural u tha se programi nuk është ndërprerë dhe se procedura hetimore është normale.

Sipas këtij insitutucioni janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.

Por ka qenë “Nisma Thurje”, e cila paraqiti në SPAK një dosje duke akuzuar ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe drejtuesit e AZHBR për vepren penale të shpërdorimit të detyrës.

Tashmë SPAK ka filluar bashkpunimin me Brukselin për sa i përket shkëmbimit të dokumentave. Deri më tani burime zyrtare shprehen se për këtë cështje nuk është thirrur ende askush për të dëshmuar, por që kjo do të bëhët në ditët në vijim.