Aksident te rruga e Dibrës, humb jetën 74-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 15:29
Një aksident me pasojë vdekjen e një 74-vjeçari ka ndodhur në rrugën e Dibrës, në Tiranë.
Një makinë ka përplasur të moshuarin që po kalonte rrugën.
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin, drejtuesin e makinës që përplasi 74-vjeçarin.
