Bishmili: Konventa e Bernës ka kërkuar pezullimin e aeroportit të Vlorës, të shihet një vend tjetër

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Kristi Bishmili ekspert mjedisi u shpreh se sot ka qenë një ditë e rëndësishme për sa i përket ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Ai shtoi se Konventa e Bernës ka nxjerrë vendimin e saj dhe i tregon qartë qeverisë shqiptare se duhet të pezullojë aeroporti për të marrë një vlerësim të rregullt

Bishmili: Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për sa i përket ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Konventa e Bernës ka nxjerrë vendimin e saj dhe i tregon qartë qeverisë shqiptare se duhet të pezullojë aeroportin për të marrë një vlerësim të rregullt për ndikimin në mjedis dhe të shihet një vend tjetër për këtë aeroport.

Kjo konventë është ratifikuar nga vendi ynë në vitin 1999 dhe pas një investigimi që është bërë nga kjo organizatë është bërë një raport dhe është dhënë vendimi se duhet të pezullohet ky aeroport dhe duhet bërë vlerësim i rregull i ndikimit në mjedis.