Bozheku: Ekspertiza mjeko-ligjore për dhunën e Rrajave lë dyshime, ka shumë diskordanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 22:13
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, avokatja Eneida Bozheku u shpreh se të gjithë ata që merren me ligjin duhet të dinë të lexojnë ekspertizën mirë.
Bozheku: Më ka bërë përshtypje diçka si një njeri që merrem me ligjin. Të gjithë ata që merren me ligjin duhet të dinë të lexojnë ekspertizën mirë. Kur lexon atë aktin ngrihen disa pikëpyetje nga ana e pjesë mjekësore.
Ka shumë diskordanca që edhe me inteligjencë mesatare në atë që ka dhënë mjeku. Ka disa diskordanca që nuk shkojnë edhe me ditët. Ajo që është më shqetësuese, dhe prokurori ka bërë mirë që bëri një rivlerësim, ka kërkuar një ekspertizë me një treshe komisioni.
