Merr drejtimin e KS, Nesho: Shqipërisë i mungon vizioni, kishte mundësi t'i ulte kokën Serbisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 20:48
Agim Nesho, nën kryetar i Partisë së Lirisë ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për drejtimin e Këshillit të Sigurimit që Shqipëria do marrë në OKB. Sipas Neshos, Shqipërisë i mungon vizioni i pastër dhe se kishte mundësi ti ulte kokën Serbisë.
"Zgjedhja është me rrotacion, zgjat për një periudhë 2 vjeçare. Shqipërisë i mungon vizioni i pastër. Shqipëria kishte mundësi t'i ulte kokën Serbisë.
Zotin Hasanin nuk e njoh direkt. Politika e jashtme shqiptare është personalizuar nga vetëm një person. Edhe meritokracia mungon", tha ndër të tjera Nesho.
