Ramaj: Është rritur besimi te SPAK-u, prokurorët normalë janë të mbingarkuar me dosje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 22:33
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, avokati Redi Ramaj u shpreh se është dhënë shumë nga medie dhe politika, madje edhe si legjendë amerikane se SPAK-u do të sjellë atë ndryshimin e madh.
Ramaj: Është dhënë shumë nga medie dhe politika, madje edhe si legjendë amerikane se SPAK-u do të sjellë atë ndryshimin e madh dhe është krijuar një frymë e madhe. Duke qenë se janë çuar dosje të mëdha dhe ngjarjet e fundit e kanë ngritur besimin te SPAK.
Prokuroria normale ka një problem, jo të gjithë prokurorët kanë kaluar Vettingun. Prokurorët punojnë në kushte shumë të vështira, sepse kanë dosje më shumë sesa mund të përballojnë. Ka raste që kanë shumë specifika dhe është e pamundur që një prokuror që ka shumë dosje që t’i shqyrtojë.
