Dushi: Vendi ynë është një vend sizmik për fat të keq, rrezikohemi nga tërmet e forta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 18:48
I ftuar në “Epiqendër” nga Sonila Musai, Edmond Dushi, sizmolog u shpreh se vendi ynë është një vend sizmik për fat të keq në një kontakt pllakash dhe jemi të rrezikuar
Dushi: Vendi ynë është një vend sizmik për fat të keq në një kontakt pllakash dhe jemi të rrezikuar. Gjithë Mesdheu është në lëvizje të vazhdueshme sepse jemi në një formacion mal-formues. Kemi disa kufij pllakash tektonik, jemi në një zonë të rrezikut të lartë.
Shqipëria edhe në aspektin gjeologjik është tepër heterogjene është një mjedis sizmik me tërmet. Në periudhë ’60 – ’80 ka pasur shumë tërmete mbi 6 ballë. Prandaj presim që në periudha të caktuara presim tërmete të forta. Kemi shumë tërmet mbi 6.5 në rajonin e Mesdheut shekullin e fundit.
