Gjoni: zjarret dhe përmbytjet mund të parashikohen, vitet e fundit janë shtuar në intensitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 18:53
E ftuar në “Epiqendër” nga Sonila Musai, Anira Gjoni eksperte e IGJO-së, u shpreh se rreziqet natyrore sikurse janë zjarret dhe përmbytjet parashikohen.
Gjoni: Rreziqet natyrore sikurse janë zjarret dhe përmbytjet parashikohen. Kemi përmbytje të shpejta, nga lumenjtë dhe ato urbane. Ne bëjmë parashikime të përmbytjeve dhe dërgojmë një buletin cdo ditë dhe parashikojmë fenomenet që do të ndodhin 36 orët e ardhshme.
Ajo që ka ndodhur vitet e fundit me rritjen e temperaturave, janë shtuar përmbytjet dhe është ndryshuar intensiteti i rrjedhjeve. Këto janë përmbytjet që kanë ndodhur 5 viteve të fundit.
