Guri: Shqiptarët janë prekur nga përmbytjet e zjarret nga Greqia, reagimi i shtetit jo i duhuri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 18:59
I ftuar në “Epiqendër” nga Sonila Musai, Edmond Guri nga Greqia u shpreh se Përmbytjet e ndodhur më parë që preken disa zona, sigurisht që prekën edhe shqiptarët që jetojnë atje.
Guri: Përmbytjet e ndodhur më parë që preken disa zona, sigurisht që prekën ehde shqiptarët që jetojnë në këto zona të Greqisë. Padyshim që janë ndihmuar si çdo qytet në Greqi, duke pasur parasysh se autoritetet kanë pasur vështirësi për menaxhimin e këtyre situatave.
Në Rodos kishte një zjarr të madh apo në Evia ku mekanizmi shtetëror e kishte të pamundur që të reagonte në kohën e duhur dhe në mënyrën me të mirë. Ashtu si grekët edhe shqiptarët u dëmtuan nga zjarret dhe përmbytjet.
