Jashar Maja live në emision: E kam humbur shpresën te shteti, po manipulohet procesi

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Jashar Maja, i dhunuar nga fisi Maja u shpreh se tani shpresoj për drejtësi, por e ka humbur besimin te shteti.

Ai tha se po manipulohet procesi, nga mjeku ligjor deri tek shefi i krimeve në Fushë Krujë.

Jashar Maja: Tani shpresojmë, por shpresa më ka humbur. Edhe pak do të pres. Unë shpresoj, por më ka humbur shpresa te shteti. Jam duke parë shumë të padrejta ndaj nesh. Të jetë videoja dhe të manipulohet në këtë farë forme, nuk e di. Po manipulohet procesi, nga mjeku ligjor deri tek shefi i krimeve në Fushë Krujë.

Aktin e ekspertimin e kam firmosur pa lexuar sepse kisha një problem familjar dhe doja të ikja, nuk e dija se çfarë do të bënte ai. Mua nuk më pranojnë avokatët për të më mbrojtur, nuk më kanë marrë për bazë nga presionet e vazhdueshme. Asnjëherë nuk më ka marrë njeri në pyetje.