Shkrepa: Sigurimi i pronës është shumë i lirë, qytetarët akoma nuk janë të ndërgjegjësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 18:43
I ftuar në “Epiqendër” nga Sonila Musai, Ogert Shkrepa nga Sigal u shpreh se sigurimi është shumë i lirë dhe kushton 1 euro në vit për metër katrorë.
Shkrepa: Ti ke investuar gjithë jetën në atë pronë dhe një tërmet dhe një zjarr ta merr të gjithë. Ose do të humbet ose pasuri, ose do të sigurohet dhe do të dëmshpërblehet. Sigurimi është shumë i lirë dhe kushton 1 euro në vit për metër katrorë. Një shtëpi 100 metra katrorë të kushteton 100 euro në vit dhe e ke siguruar shtëpinë.
Ne nuk e dimë asnjëherë se kur do të ndodhë një fatkeqësi. Dëmshpërblimi është 100%. Ndodhim mbi 1000 zjarre në vendin tonë që janë të siguruara. Ne kemi mbi 1000 raste që i kemi dëmshpërblyer. Por akoma nuk ka ndërgjegjësim te qytetarët për tu siguruar.