Jashar Maja: Kërkoj drejtësi nga shteti se jam dëmtuar. Rrahman Rraja më ka çuar fjalë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 22:22
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Jashar Maja u shpreh se Rrahman Rraja ka çuar fjalë tek ai për të thënë se shtëpitë ai ka dëmtuar tërmeti dhe jo gurorja.
Maja: Para nja një jave ka ardhur një mik i përbashkët dhe na ka çuar një llaf nga Rrahmani që të më thoshte se mi ka shembur tërmeti shtëpitë dhe jo gurorja. Banesa nuk ka ndërhyrje sepse është carë muri njëlloj si jashtë dhe brenda, duhet shembur.
Prandaj thamë se duhet të kishte ndërhyrë drejtësia. Unë jam i dëmtuar moralisht dhe fizikisht dhe prandaj kërkoj drejtësi. Nuk i kam kërkuar gjë kujt. Unë kam qejf që të më përgjigjet shteti shqiptar me aq sa është e mundshme.
