Bursa për Mjekësi në “Western Ballkans”/ Gjana: Janë 25 degë në nivelin Master e Bachelor me mbështetjen Britanike. Smith: Mbështesim maturantët, të studiojnë për të qëndruar në atdhe

Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi në programet bachelor për maturantët në 25 degë në Mjekësi, Teknologji e Biznes. Për të shtyrë të rinjtë të studiojnë e punojnë në vendin e tyre Ambasada dhe Dhoma Britanike kanë mbështetur nismën për t’u siguruar të ardhme të rinjve në vendin e tyre. Kronikwn ju ftoj ta ndiqni pas siglës mbyllëse të këtij edicioni lajmesh.

Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi në programet “Bachelor” për maturantët që vijnë nga qyteti i Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Peshkopisë, me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti i Universitetit, Prof. dr. Ferdinand Gjana, në prezantimin e projektit “Prespektiva të reja” falënderoi mbështetësit e programit duke theksuar motivimin e të rinjve për të studiuar dhe për një të ardhme më të mirë.

“Me fokus të veçantë në Mjekësi, Teknologji dhe Biznes, Western Balkan University ofron rreth 25 degë të nivelit “Master” dhe “Bachelor” për studentët që vijnë nga 15 shtete te ndryshme”, u shpreh Gjana.

Ambasadori Akister King Smith theksoi se kjo është një mundësi fantastike për maturantët për të krijuar të ardhmen në vendin e tyre dhe për të mësuar nga më të mirët.

“Kudo në Shqipëri ka nevojë, por mendoj se specifikisht nevoja më e madhe për investim është në veri të vendit. Kjo është një nga arsyet pse Mbretëria e Bashkuar është e interesuar në këto çështje, sepse ndikon drejtpërdrejt në emigrimin drejt britanis së madhe. Për të investuar në Shqipëri që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu dhe jo jashtë vendit”, u shpreh krei i diplomacisë britanike në vendin tonë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Dr. Klodian Allajbeu theksoi se Western Balkan është i përkushtuar për të ofruar më të mirën qoftë në infrastrukturë ashtu dhe për mundësitë.

“Dhoma britanike e tregtisë është e gatshme të mbështesë jo vetëm studentët në Western Baklans University, por të mbështesë dhe të rinjtë në universitete të tjera që kanë nevojë”, tha ai.

Maturantët duhet të aplikojnë në UB Albania dhe të zgjedhin njërin nga programet bachelor të ofruara nga niversiteti ëestern Balkans në raundin e dytë të aplikimeve, i cili zgjat nga datat 15 deri më 17 shtator 2023.