Sindikata “skanon” vitin e ri arsimor, Halilaj: Shkollat, me probleme të mëdha. Rënia e numrit të nxënësve prek edhe mësuesit
Edhe në këtë fillimviti të ri arsimor, shkollat në Shqipëri duket se kanë probleme të mëdha.
Isa Halilaj zëvendës Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” renditi disa prej probleme kryesore me të cilat po përballet sistemi arsimor në vend.
“Shkollat në vend kanë probleme të mëdha sa i përket investimeve si në infrastrukturë, në mjete dhe laboratore, apo kushtet bazike për energjinë dhe ngrohjen.
Shumë shkolla në zonat rurale jo vetëm po përballen me rënien e numrit të nxënësve, por edhe disa prej tyre janë mbyllur, për shkak të braktisjes.
Në shkolla tashmë po shtohen gjithnjë e më shumë në klasa kolektive, kemi 20 mijë nxënës me klasa të tilla.
Kemi ende shkolla që zhvillojnë mësim me turne, dhe këto janë shenja që sistemi nuk po funksionon
Shmangia e këtij fenomeni bëhet me investime, pasi shkollat tona duhet të kenë frymë evropiane dhe të kenë sa më shumë aktivitete për nxënësit.
Është imediate ndërhyrja në sistem. Nisur nga rënia e nxënësve në shumë shkolla në zona të caktuara i bië që mësuesit të dalin në asistencë, por ka pasur një dakordësi për ta shmangur këtë”, theksoi Halilaj.



