OSHEE aksion deri në male, kontroll në terren për vjedhjen e energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 17:06
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon aksionet për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike në rang vendi.
Strukturat e verifikimit dhe matjes të OSSH Shkodër, proceduan në polici 5 subjekte, të cilat furnizoheshin me linjë jashtë matjes.
“Nga kontrollet e ushtruara në këto subjekte, u konstatua se furnizoheshin me linjë jashtë matjes. Në prani të forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës”, bën të ditur OSHEE.
OSSH thotë se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.
OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast.